| www.tanmarket.com - Filmi "Gjoleka, djali i Abazit" Skenari dhe regjia Dhimitër Anagnosti.Producent: Albania General Vision me financim të Qendrës Kombëtare Kinematografike. Drejtor fotografie Spartak Papadhimitri.Kostumet: Durim Neziri.Prodhuar në vitin 2006 "Ngjarjet zhvillohen në një fshat të vogël në Shqipëri rreth viteve 30' .Ky vend i izoluar dhe i dominuar nga patriarkalizmi, me të cilen rritet dhe djali i Abazit. Serveti, një ish-banor i fshatit kthehet në fshat mbas emigracionit në Amerikë, duke sjellë me vete një frymë dhe mentalitet të ri në fshat, që shërbeu dhe për Gjolekën e vogël 10 vjeçar si një frymëzim. Goleka djali i Abazit rritet mes ideve të të atit dhe ato të kumbarit të tij Servetit. Gjoleka simbolizon gjeneratat e reja që rriten në realitetin e vështirë që ofrojnë vendet e pazhvilluara. Filmi me një realizëm të thellë tregon raportet njerëzore, dashurinë , urretjen, dhe pamundësine per tu integruar në një botë tjetër, duke ndërtuar kështu një autopsi të shoqërive të cuditshme në të cilat nganjëherë bëjmë pjesë të gjithë." Aktoret: Artur Gorishti, Marjana Kondi, Enxhi Agushi, Zef Mosi, Myzafer Zifla, Roza Anagnosti, Luljeta Bitri, Rozeta Ferri, Xhevdet Ferri, Valentina Kita, Sheri Mita, Irjola Hoxhalliu, Elizabeta Prifti, Samanta Karavella |